Dietat dhe stërvitjet janë më efektive kur bëhen me dikë tjetër. Motivimi në të tilla raste është çdo gjë që na duhet, dhe për këtë arsye, të gjithë banorët e një fshati spanjoll kanë vendosur që të dobësohen së bashku. 39.426 banorët e Naron në Spanjë, kanë ndërmarrë një nismë inovatore për të përmirësuar shëndetin e tyre; të humbasin 100 mijë kg në dy vite.


Gjashtë nga 10 banorë të Naronit janë në fakt mbipeshë. Obeziteti në komunitetin autonom të Galicisë, ku edhe gjendet Naron, prek rreth 20 për qind të popullatës krahasuar me mesataren prej 17 përqindësh të Spanjës.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












