Rikthehet bora, ja situata e rrugëve në të gjithë vendin

Rikthehet bora, ja situata e rrugëve në të gjithë vendin

154
0
Shares

Moti i keq me reshje të dendura dëbore dhe shiu ka përfshirë pothuajse të gjithë vendin. Nga njoftimi i strukturave që janë të ngarkuara me emergjencat të qeverisë janë paraqitur edhe akset me problematike dhe zonat që janë më së shumti të prekura nga reshjet e 24 orëve te fundit si dhe nga temperaturat e ulëta

Qarku Tiranë, në rrugen Qafe Priskë – Shengjergj, Qafë Priske – Qafe Mollë qarkullohen me zinxhirë. Segmenti rrugor nga Lana Bregasi ­Trau Dajt – Antena – Teleferik, qarkullohet me zinxhirë. Rekomandohen perdoruesit e rrugës të respektojne sinjalistiken rrugore dhe të levizin me shpejtesi të reduktuar, sidomos ne rrugët ku ka prezencë ngricash.

Qarku Durrës, nuk ka problem në akset e ketij Qarku. Rekomandohen perdoruesit e rrugës të respektojnë sinjalistiken rrugore dhe të levizin me shpejtësi të reduktuar.

Qarku Ealbasan, në segmenin Librazhd –Steblev­ Qafe Stude ka 25 cm borë, nga Togez ­Qafe Stude qarkullohet me zinxhire. Nga degëzimi i tunelit te Krrabes deri ne Gracen qarkullohet me zinxhire, nuk ka borë por ka ngrica. Librazhd ­Kapshtice reshje të dendura bore është punuar me mjete dhe punëtore, kalimi pa zinxhire. Rekomandohen perdoruesit e rruges te levizin me shpejtesi te reduktuar dhe te respektojne sinjalistiken rrugore. Kujdes te tregohet ne zonat ku ka mundesi te renies se materialeve ne rruge.

Qarku Berat, nuk ka probleme për qarkullimin ne akset e ketij Qarku.

Qarku Vlorë, rreth ores 6 te mengjesit kanë filluar reshjet e borës në Llogara që vazhdojnë të dendura dhe pa ndërprerje. Reshtjet janë të dendura rekomandohet perdorimi i zinxhireve ne oret në vijim.

Qarku Gjirokaster, në segmentin Tepelenë­Gjirokaster në oren 3 të natës ka patur rrëshqitje dherash në vendin e quajtur Uji I Ftohtë, vazhdon puna per pastrimin e rruges. Ne aksin rrugor Ura e Leklit – Permet në piken e ndarjes të rretheve Permet dhe Tepelene, ka ndodhur nje rreshqitje masive e shkembinjve nga shpati i rruges dhe demtim i murit mbajtes. Rruga eshte ngushtuar dhe eshte e kalueshme me 1 kalim.

Qarku Korçë, gjatë gjithë nates ka patur rreshje të dendura debore të cilat vazhdojnë dhe ne keto momente, moti i ftohte dhe temperaturat me minus. Eshte bere kontrolli i akseve rrugore dhe po punohet ne te gjitha akset per mirembajtje dimerore,pastrim dhe kriposje. Gjendja ne keto momente eshte kjo: 1­ aksi rrugore K/Boboshtice –Dardhe,trashesia shkon 50 cm shoqeruar dhe me erera te forta, Korce­Voskopoje, kalimi behet me zinxhirë 2­aksi Ersekë ­Carshove kalimi me zinxhirë 3­aksiK/Libonik­ Lozhan­ Mollagrabove kalimi me zinxhirë 4. ­Aksi Korce­Erseke kalimi me zinxhira 5­ aksi K/Liqenas –Dogana Gorice kalimi bëhet me zinxhirë 6 ­Aksi K/Zemblak­K/Liqenas kalimi me zinxhirë Trashësia e dëbores arrin ne fushore 20 – ­35 cm, në zonat malore ne disa vende arrin nga 50 – ­70 cm si rezultat i ererave te forta,ne vende si Qafa e Qarrit,Erseke­Borove,Qafa e Biglles. Element shqetesues perben dhe thyerja e degeve te pemeve anes rrugeve si rezultat i peshes se debores.

Qarku Fier, nuk ka probleme në akset e ketij Qarku. Të gjitha akset po mbahen në monitorim të vazhdueshem nga kontraktoret. Rekomandohen përdoruesit e rruges të respektojnë sinjalistiken rrugore. Qarku Lezhë, Reshje bore të pa perfillshme nuk ka probleme per qarkullimin e automjeteve pervec segmenteve rrugor Ura e Matit ­Rreshen Urak dhe shpal­ Reps ku trashesia e borës arrin 20 cm dhe qarkullimi rekomandohet pjeserisht me zinxhire.

Qarku Kukës, ka rreshje të dendura debore. Rruga Milot­ Rreshen­Tuneli ThirresMorin (Rruga e Kombit)jane marre masat e kalueshme pa zinxhir. Rruget Qafe Mali –Fierze. Kukes – Bushtrice te kalueshme me zinxhire Rruga e Valbones e kalueshme pa zinxhir. Bajram Curri­ Valbon ka 30 – ­40 cm borë, po punohet për pastrim dhe kriposje, qarkullimi pjeserisht me zinxhire. Akset Bajram Curri­ Fierze, Ura Dushaj­ Sheshi trageteve­ lekbibaj ka 15 – ­20 cm bore, qarkullimi pa zinxhire Bajram Curri –Kam ka 25 cm bore. Qarkullimi rekomandohet pjeserisht me zinxhire Rruga Kukes­ Bushtrice­ K/Domaj­ Rec ka 25 -30 cm bore, qarkullimi pjeserisht me zinxhire Rruga Shote Galica ­Qender Kukes­ Krume 20 – ­25 cm bore, qarkullimi pa zinxhire Krum­Qafe Prush­Plepa­Kam 20­- 25 cm bore, qarkullimi pjeserisht me zinxhire. Rekomandohen perdoruesit e rruges te respektojne sinjalistiken, te levizin me kujdes ne rruge, te perdorin zinxhiret dhe gomat e bores sidomos ne oret e mengjesit dhe ne mbremje, per shkak te ngricave.

Qarku Diber, Segmentet nga Suci­ Bulqize­Peshkopi qarkullimi kryhet me zinxhire. Klos­ Bulqize­Peshkopi reshjet e bores shoqerohen edhe me era të forta që bëjnë grumbullimin e borës në rrugë. Aksi Kuben­Vasije ka 40 cm borë qarkullimi rekomandohet me zinxhire. Në akset e ketij qarku trashësia e borës arrin ne 40 cm dhe qarkullimi rekomandohet të behet me zinxhire.

Qarku Shkoder, Shkoder ­Hani Hotit reshje të pakta bore, qarkullohet pa zinxhire. Reshje bore ka në segmentet Vau Dejes­Puke­Fushe Arrez ­Qafe Mali Fushe Dukagjin. Në zonen Pukë ­Fushë Arrëz ­Qafë Mali­ Fushë Dukagjin bora shoqerohet me erë të fortë. Ne disa zona ne Qafe Mali trashesia shkon 1.5­2m. Trashesia normale ne gjithe keto zona eshte rreth 80 cm. Ne segmentin Q/Lac­Koman ka rreth 5 cm bore, qarkullimi rekomandohet pjeserisht me zinxhire pasi ka prani ngricash. Koplik Boge ­Dedaj –Razem rreth 5 cm bore qarkullimi pjeserisht me zinxhire. K/Hadroj­Q/Bene­Rreshen rreth 10 cm borë rekomandohet qarkullimi pjeserisht me zinxhire. Qafe Mali­ Fierze rreth 40 cm borë, qarkullimi rekomandohet me zinxhire.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY