EMRI/ Debat në komision për kandidatin “Telefoni” – Procesi për KLGJ dhe...

EMRI/ Debat në komision për kandidatin “Telefoni” – Procesi për KLGJ dhe KLP i korruptuar, tërhiqet nga gara avokati i njohur

159
0
Shares

Me debate u zhvillua sot mbledhja e nënkomisionit Ad Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve jo gjyqtarë dhe jo prokurorë për Këshillin e Lartë Gjyqësor (KLGJ) dhe për Këshillin e Lartë të Prokurorisë (KLP).

Një nga kandidatët, avokati i njohur Saimir Visha u tërhoq nga gara sepse nuk dëshiroi të ishte pjesë e një procesi pa dakordësi politike. Opozita e vlerësoi tërheqjen nga gara pasi procesi ishte i korruptuar sipas saj. Deputeti i PD, Bylykbashi, e paralajmëroi para mbledhjes se Kryeministri Edi Rama po përpiqej që ta kapte edhe KLGJ-në dhe KLP-në me kandidatët e përzgjedhur.

Por, deputeti socialist Ulsi Manja  e kundërshtoi gjatë mbledhjes. Pretendimin kryesor të opozitës se kandidati Kozma Jano kishte qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit me pseudonimin “Telefoni” ai e hodhi poshtë; sipas tij,  Autoriteti i Dosjeve nuk kishte të dhëna për bashkëpunimin e kandidatit me Sigurimin dhe se ishte PD-ja që po bënte gjyqin, Janos. “Unë nuk mund të marr asnjë dokument që më vjen nga selia e PD-së. Kjo është lojë e opozitës për të deligjitimuar procesin dhe për të bllokuar reformën në drejtësi”, tha ai.

Por, Bylykbashi theksoi se,”Lista që rrëzoi Kuvendi ishte e papranueshme, proces i korruptuar politikisht. Po e riktheni çorbën e prishur. Janë po këta kandidatë. Visha një nga kandidatët e paktë pa probleme, largohet. I bën nder atij në këtë proces të korruptuar. Ministrja e Drejtësisë dhe Prokurorja e Përkohshme i bënë dhuratë Ramës dhe Tahirit, heqjen nga duart të dëshmitarit kyç të dosjes së Habilajve”.

Avokati, Saimir Visha

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY