MOTI/ Surprizat, ja çfarë pritet në fundjavë

Shares

Fundjava paraqitet me kthjellime dhe vranësira të shpeshta të cilat rrezikojnë nga reshje të pakta pjesën më të madhe të vendit gjatë ditës së shtunë ndërsa e diela, mbetet me kthjellime dhe vranësira të shpeshta në të gjithë Shqipërinë. Dita e hënë dhe e marta do të vijojnë në kushtet e kthjellimeve të alternuara shpesh herë nga vranësira të dendura por mundësia për reshje është shumë e vogël.

Tabloja termike e fundjavës paraqet temperatura më të larta se normalet e muajit janar, më e ndjeshme gjatë orëve ë mesditës kur pritet që në ultësirën perëndimore termometri të ngjitet mbi 18°C ndërsa në zonat malore parashikohet që temperaturat të shënojnë maksimalisht 13°C.

E hëna por edhe e marta sjellin rritje të lehta si në orët e para të ditës ashtu edhe gjatë mesditës kur shënohen edhe temperaturat maksimale ditore dhe konkretisht parashikohet që fillim-java të sjellë gjatë mesditës temperatura nga 11 – 14°C në zonat malore dhe nga 16 deri në 20°C në zonat e ulëta dhe ato bregdetare. Gjatë gjithë kësaj periudha era do të fryjë kryesisht mesatare duke arritur shpejtësi prej 32 – 38 km/h ndërsa në det do të gjenerohet dallgëzim 2 – 3 ballë, më i dukshëm në brigjet Jugore.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...