VIDEO/Gjirokastër, punë ka por duhen profesionistë – Biznes i ri në Zhulat,...

VIDEO/Gjirokastër, punë ka por duhen profesionistë – Biznes i ri në Zhulat, transport me kuaj pas prishjes së rrugës

425
0
Shares

Në Zhulat të Gjirokastrës ka filluar biznesi i transportit përmes kuajve. Një banor i zonës, ka përfituar nga rasti kur rruga është shembur nga vërshimi i lumit të fshatit duke vënë në përdorim kafshën e tij, për të nxjerrë fitimet përmes transportit vajtje-ardhje. “Biznesmeni” kryen shërbimin e transpoirtit përmes kalit kundrejt një shume prej 50 lekësh për person vetëm për të kaluar lumin dhe në një ngarkesë merr 100 lekë.
Në dy ditë, banori i zonës, ka fituar gati 3000 lekë të rinj aq sa nuk do të fitonte në dy tetë orarsh në punë shtetërore apo private. Ai uron që rruga kurrë mos të rregullohet sepse kësisoj, biznesi i tij do të hidhet në erë.
Dhjetëra fshatarë të Zhulatit, janë “falur” te shërbimi i pronarit të kalit i cili është i papërtuar dhe në cdo rrugë fiton minimalisht 100 lekë. Në fund pas çdo rruge, ai i uron fshatarët “Ardhshi dhe vafshi me kalin tim”. JuguNews

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY