Zhduket 16-vjeçarja nga Vlora, nëna denoncon në polici: Ka ikur pa leje nga shtëpia, punon në disko në Sarandë

Shares
Foto Ilustruese

Një nënë ka denoncuar në polici largimin nga banesa të vajzës së saj të mitur.
Sipas burimeve policore, 38-vjeçarja me iniciale M. T., banuese në fshatin Bishan, Vlorë, ka deklaruar në polici se vajza me inicialet E. T., ndodhet në Sarandë pa lejen e saj dhe madje se punon në një disko.
“Vajza ime 16 vjeçe më ka ikur nga shtëpia pa leje. Rri në shtëpinë e motrave të mia. Kam frikë për të, është e vogël. Madje më kanë thënë që punon në një disko”, ka thënë mes lotësh gruaja e re.
Menjëherë policia ka nisur hetimet dhe kërkimet për gjetjen e vajzës, ndërsa materiale janë referuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë, për vlerësim.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...