Llogaraja bllokohet prej rreshjeve të breshërit

Llogaraja bllokohet prej rreshjeve të breshërit

328
0
Shares

Rreshjet e fuqishme të breshërit kanë bllokuar Llogaranë. Policia Rrugore njofton se në aksin rrugor të Llogarasë qarkullimi i mjeteve funksionon me vështirësi pasi ka një prezencë të madhe reshjesh prej kushteve jo të mira atmosferike. Konkretisht, në vendin e quajtur ”Pisha Flamur”, prej reshjeve të dendura të breshërit është krijuar një shtresë, e cila e ka bërë pothuajse të pamundur kalimin dhe ngjitjen e këtij aksi. Shërbimet e Policisë Rrugore ndodhen në rruget më problematike me qëllim sigurinë dhe ardhjen në ndihmë të qarkullimit të lëvizjes së mjeteve. Ndërkohë janë njoftuar edhe shërbimet e kompanisë së mirëmbajtjes së rrugëve për pastrimin e këtij aksi. Në njoftimin e saj zyrtar policia u drejtohet udhëtarëve të cilët kanë intinerarë të kalojnë në aksin rrugor të Llogarasë të bëjnë kujdes gjatë qarkullimit dhe lëvizjes së tyre me mjet. /abc news/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY