Krim në familje, burri ther gruan në sy të dy fëmijëve

Krim në familje, burri ther gruan në sy të dy fëmijëve

236
0
Shares

Nje krim i rëndë ka tronditur një familje të tërë. Një burrë 50 vjeç ka marrë thikën dhe ka therur gruan e tij ne sy te tre fëmijëve. Ngjarja e rende ka ndodhur në fshatin Wasterkingen, afër qytetit Bülach, Kantoni i Cyrihut, natën e së martës. Përkundër përpjekjeve të shpejta për ta reanimuar, gruaja ka vdekur në vendin e ngjarjes, në banesën e saj. Bashkëshorti i saj është arrestuar pa bërë rezistencë. Burimet policore flasin për një çift me shtetësi serbe, por me origjinë boshnjakë nga Kosova. Tre fëmijë të moshës adoleshente kanë qenë të pranishëm kur ka ndodhur krimi, njofton Policia Kantonale e Cyrihut. Ndërsa vajza e madhe 18 vjeçe e çiftit tashmë jeton jashtë familjes dhe nuk ka qenë aty. Fëmijët janë marrë nën përkujdesjen e një ekipi kujdestar. Ende është e paqartë se si ka ndodhur krimi gjegjësisht nuk dihet arsyeja e përshkallëzimit të konfliktit në mes të çiftit. Por, ajo që dihet është se bashkëshorti nuk ka qenë i njohur më parë nga policia për ushtrim dhune familjare. Ai ka qenë i sëmurë rëndë por nuk ka rënë në sy për sjellje të këqija, thonë fqinjët e familjes.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY