SPAK jep pretencën për çështjen “Sterilizimi”: Kërkon 10 vite burg për Rrjepajn...

SPAK jep pretencën për çështjen “Sterilizimi”: Kërkon 10 vite burg për Rrjepajn dhe Rrapajn

77
0
Shares

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka paraqitur pretencën për çështjen e koncesionit të sterilizimit, duke kërkuar 10 vite burg për ish-zëvendësministrin e Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj, dhe biznesmenin Ilir Rrapaj. Të dy përfitojnë nga gjykimi i shkurtuar dhe, në rast dënimi, do të vuajnë 6 vite e 8 muaj burg secili.

Për të pandehurën Marsela Serjani, SPAK ka kërkuar 3 vite e 6 muaj, ndërsa pas aplikimit të gjykimit të shkurtuar, dënimi mund të përfundojë në 2 vite e 4 muaj.

Disa javë më parë, Gjykata e Posaçme pranoi kërkesën për gjykim të shkurtuar për 8 nga të pandehurit: Klodian Rrjepaj, Ilir Rrapaj, Matilda Serjani, Samir Kadiu, Petraq Mersini, Arben Gjata, Genci Byrazeri dhe Naile Ajazi. Nëse shpallen fajtorë, ata do të përfitojnë uljen me 1/3 të dënimit.

Ndërkohë, ish-ministri Ilir Beqaj nuk ka kërkuar gjykim të shkurtuar dhe do të përballet me procedurë të zakonshme. Më 18 mars, Beqajt iu komunikua zyrtarisht akuza për “shpërdorim detyre, kryer në bashkëpunim”, në lidhje me koncesionin për ofrimin e shërbimeve të integruara kirurgjikale, që përfshinin setet e instrumenteve, materialet mjekësore sterile, si dhe trajtimin e mbetjeve biologjike dhe dezinfektimin e sallave operatore.

Çështja e koncesionit të sterilizimit përfshin gjithsej 9 të pandehur, përfshirë Rrjepajn dhe Rrapajn, të arrestuar që prej gushtit të vitit të kaluar, si dhe 6 ish-zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë, anëtarë të komisionit që miratoi këtë koncesion të shumëdebatuar. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY