Irani ka goditur me gjashtë raketa bazën më të madhe amerikane në rajon, Al Udeid në Katar, ku janë të dislokuara mbi 10,000 trupa amerikane dhe qindra mjete ushtarake ajrore.
Menjëherë pas nisjes së sulmit, një alarm për “kërcënim të besueshëm” u lëshua në bazë, ndërsa shpërthime të fuqishme u dëgjuan në kryeqytetin Doha, sipas raportimeve të agjencive Reuters dhe AFP. Mbi qytet janë vërejtur avionë ushtarakë dhe tym i dendur, ndërkohë që autoritetet e Katarit kanë urdhëruar mbylljen e hapësirës ajrore.
Sulmi i drejtpërdrejtë vjen pak ditë pasi Irani kërcënoi me veprime hakmarrëse ndaj ushtrisë amerikane, duke akuzuar SHBA-në për përfshirje në bombardimin e centraleve bërthamore iraniane gjatë fundjavës.
Agjencia shtetërore iraniane Tasnim konfirmon se Garda Revolucionare ka lëshuar raketa jo vetëm në drejtim të Katarit, por edhe ndaj bazave amerikane në Irak. Një zyrtar i lartë iranian tha për gazetarët se “Shtetet e Bashkuara do të paguajnë për sulmet mbi objektet tona bërthamore”, ndërsa shtoi se Republika Islamike është e përgatitur për një luftë që mund të zgjasë deri në dy vjet.
Në një deklaratë zyrtare, Garda Revolucionare theksoi përgjigje për çdo sulm ndaj Iranit.
“Irani nuk do të lërë pa përgjigje asnjë sulm ndaj integritetit të tij territorial, sovranitetit dhe sigurisë kombëtare në asnjë rrethanë.” r.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/