Më në fund Shqipëria renditet ne konfliktin SHBA-Iran

Më në fund Shqipëria renditet ne konfliktin SHBA-Iran

96
0
Shares

Tirana zyrtare nuk bëri asnjë deklaratë në lidhje me konfliktin e javëve të fundit mes Izraelit dhe Iranit por sot ka ndryshuar duke vendosur veten në anë të SHBA pas sulmit të mbrëmshëm urdhëruar nga Trump mbi instalimet bërthamore të Iranit.

DEKLARATA E RAMËS/ Ky nuk është thjesht një tjetër shtet me kapacitete bërthamore, as një diktaturë me ambicie për të zotëruar armë të tilla.

Është një teokraci, e pajisur me një retorikë apokaliptike, e ngulitur në një traditë shtatëdhjetëvjeçare të etiketimit të kombeve të lira si “satanike”, dhe që bën thirrje të hapura për zhdukjen e tyre. Në çdo drejtim, ky është një përjashtim i rrezikshëm, ndryshe nga çdo shtet tjetër që disponon armë bërthamore, pavarësisht sistemit të tij politik.

Si një shtet që ka dalë nga errësira e një regjimi teokratik brutal, dhe një anëtar krenar i botës së lirë dhe si një partner strategjik i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Shqipëria shpreh mbështetjen e saj të palëkundur për përpjekjet e Presidentit Trump në ndalimin e regjimit teokratik në Teheran që të zotërojë armë bërthamore. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY