Zgjedhjet në fokus të BE: I dimë tashmë problemet, po presim edhe...

Zgjedhjet në fokus të BE: I dimë tashmë problemet, po presim edhe raportin e plotë të ODIHR

50
0
Shares

Përfaqësuesja e Komisionit Evropian, Sigrid Brettel, gjatë mbledhjes së Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE–Shqipëri, ka theksuar se institucionet shqiptare mbeten nën vëzhgim të rreptë në lidhje me procesin zgjedhor dhe zbatimin e reformave demokratike. Ajo deklaroi se aktualisht është ende herët për të nxjerrë përfundime përfundimtare dhe se pritet raporti i OSBE/ODIHR në korrik, i cili do të jetë kyç për vlerësimet e mëtejshme.

“Faleminderit shumë të gjithëve për komentet tuaja. Siç thashë edhe më herët, ne po ndjekim nga afër atë që po ndodh. Aktualisht jemi ende në një periudhë paszgjedhore. Mendoj se është ende pak herët për të nxjerrë të gjitha përfundimet. Ende po vijon edhe rinumërimi në disa pjesë të vendit. Ne presim raportin përfundimtar të OSBE/ODIHR në korrik. Do ta ndjekim nga afër këtë proces dhe gjithashtu zbatimin e rekomandimeve, përfshirë edhe ato të mëparshmet që janë ende pezull”, tha Brettel.

Duke u ndalur te procesi i negociatave të anëtarësimit, përfaqësuesja e BE nënvizoi rëndësinë e hartave të rrugës për funksionimin e institucioneve demokratike dhe domosdoshmërinë për mekanizma të qartë raportimi.

“Sa i përket lidhjes me negociatat e anëtarësimit, ekziston, si pjesë e pikave të ndërmjetme, një pikë horizontale që ka të bëjë me monitorimin e hartave të rrugës që vendet kanë miratuar, përfshirë edhe atë për funksionimin e institucioneve demokratike. Kështu që duhet të ketë edhe një mekanizëm raportimi për këtë, të cilin ne sigurisht do ta shqyrtojmë dhe vlerësojmë”, u shpreh ajo.

Brettel nënvizoi se në raportin e vendit, që do të publikohet më vonë gjatë vitit, do të ketë vlerësime më të qarta për institucionet përgjegjëse, përfshirë SPAK, KQZ dhe Prokurorinë e Përgjithshme.

“Më pas, si pjesë e raportit të vendit, që do të publikohet më vonë gjatë vitit, mendoj se do të kemi edhe më shumë distancë për të parë se çfarë ka ndodhur, përfshirë edhe punën e SPAK, KQZ, dhe Prokurorisë së Përgjithshme – le të themi, grupeve të posaçme të monitorimit. Do të shohim gjithashtu se si është ndjekur më tej ky proces.”

Në përfundim, ajo ritheksoi angazhimin e Bashkimit Evropian për të ndjekur me prioritet procesin zgjedhor dhe për të siguruar që reformat të zbatohen në mënyrë të drejtë dhe efektive.

“Pra, vetëm për të theksuar se jemi shumë të vetëdijshëm, dhe kjo është bërë e qartë edhe deri tani si pjesë e konkluzioneve të para të raportit të OSBE/ODIHR. Natyrisht edhe eurodeputetët që kanë marrë pjesë në misionin vëzhgues e dinë këtë shumë mirë, dhe kjo çështje do të mbetet një prioritet i lartë për ne”, tha zyrtarja e BE. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY