Shehaj: Nuk mund të na marrë askush mandatin në tavolinë

Shehaj: Nuk mund të na marrë askush mandatin në tavolinë

71
0
Shares

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj ka reaguar sot në lidhje me një deklaratë të publikuar në disa media akorduar Belind Këlliçit, deputetit të zgjedhur të PD, i cili citohet të ketë deklaruar se PD do të kërkojë rinumërim të votave të pavlefshme. Kjo mund të krijonte pritshmëri në lidhje me mandatin e 14 për PD që mund ti merrej partisë Mundësia.

Agron Shehaj deklaron se kjo nuk mund të ndodhë dhe se askuh nuk mund të rrëmbejë në tavolinë mandatin e ‘Mundësisë’.

”Dy mandate. Dy votëbesime. Të ndershme. Të padiskutueshme. Dhe askush nuk do t’i rrëmbejë. Askush.

Ajo që po përpiqen të bëjnë është një grabitje. Një tjetër përpjekje e dëshpëruar nga partitë e vjetra që nuk duan të ndryshojnë.

Nuk mund të bërtasësh për farsë zgjedhore, dhe pastaj të vjedhësh një mandat në tavolinë. Kjo është hipokrizi. Dhe nuk do të ndodhë!

E kemi thënë më parë dhe po e themi sërish: votat tuaja nuk preken. Çdo votë për Partinë Mundësia është një votë për ndryshimin, dhe nuk do të preket, nuk do të tjetërsohet, nuk do të vidhet”, deklaron Shehaj. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY