Një ngjarje e rëndë ka tronditur pasditen e sotme fshatin Pirg. Rreth orës 17:30, në ambientet e një lokali, ka ndodhur një konflikt mes dy adoleshentëve 14-vjeçarë, i cili dyshohet se u përshkallëzua duke përfshirë përdorimin e një mjeti prerës (thikë).
Si pasojë e plagëve të marra, shtetasi E. Xh., 14 vjeç, ndërroi jetë në spital, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për ta shpëtuar. Autori i dyshuar, gjithashtu 14 vjeç, është shoqëruar në spital për të marrë ndihmë mjekësore dhe ndodhet nën mbikëqyrjen e Policisë.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motivit të këtij konflikti tragjik. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












