Çfarë po ndodh
Vizion plus ka transmetuar një lajm më 1 maj 2025 në lidhje me raportet e fqinjit tonë Greqisë me zgjedhjet parlamentare në Shqipëri.
Lajmi ka për titull: “Greqia po saboton zgjedhjet në Shqipëri”/ Gazetari: Ka një teori që po flitet se fqinjët tanë po ndihmojnë opozitën.
Lajmi është transmetuar si më poshtë:
“Gazetari Flogert Muça ka bërë një deklaratë të fortë këtë të enjte në studion e Quo Vadis në Vizion Plus të moderatores Pranvera Borakaj.
Ai tha se pas problemeve që është shfaqur në Greqi për mbërritjen e zarfit me fletën e votimit te votuesi, po qarkullon një teori se po sabotohen zgjedhjet në Shqipëri. Sipas tij, referuar asaj që flitet në media dhe në tavolinat politike, Greqia po ndihmon opozitën, për t’i dhënë edhe një mesazh Ramës për atë që ndodhi me Belerin.
Pjesë nga biseda:
Muça: Greqia po ndihmon opozitën. Ndërhyrja e shtetit grek po ndërhyn për të minimizuar votat për mazhorancën. Kjo është një teori që qarkullon. Prandaj pyetja është se a po e saboton Greqia procesin zgjedhor në Shqipëri, pastaj hyn në lojë Himara.
Borakaj: A mund të ndodhë?
Muça: Fakti që është një postë vendase që e bën këtë proces dhe jo DHL, kjo hedh dyshime që po sabotohet ky proces. Për t’i treguar Ramës se ja çfarë të bëjmë ne ty për këtë që na bëre me Belerin. Unë nuk e besoj këtë teori, po që po qarkullon.
Borakaj: Ku po qarkullon?
Muça: Në koridore mediatike dhe politike.
Borakaj: Është shqetësim më shumë i opozitës apo mazhorancës?
Muça: Nëse i hyjmë këtë hesapi në Qarkun e Vlorës votues rezidentë janë 35 %, 65% janë jashtë Vlorës. Duke qenë se Vlora është e majtë, themi që PS është e favorizuar në Itali. Por nuk llogaritet kështu llogaria.
Borakaj: Edhe nga opozita është thënë që në Greqi ka më shumë vota mazhoranca.
Muça: E po të jesh në opozitë dhe të pranosh këtë, duhet të jesh shumë i fortë”, përfundon lajmi.
Pjesa e rreme në këtë lajm është më shumë në titull se sa në objeksionet e gazetarit që flet në studio. Titulli afirmativ pa u mbështetur nga teksti, burime por vetëm nga një analiza e kodifikon lajmin tek keqinformimi.
Pothuajse i njëjti tekst është publikuar një ditë më vonë në javanews.al. Titulli është afirmativ, edhe pse zbutet në pjesën e dytë të tij. “Greqia po saboton zgjedhjet në Shqipëri”/ Gazetari: Ka një teori se fqinjët tanë po ndihmojnë opozitën”, thuhet në titull.
Konteksti
Qeveria shqiptare mban marrëdhënie të ftohta me Greqinë të paktën në 7-8 vitet e fundit ndërkohë që ka marrëdhënie shumë të ngrohta me Greqinë.Arrestimi i Fredi Belerit, kandidat për kryetar bashkie në Himarë në zgjedhjet e vitit 2023 i ftohu edhe më shumë këto marrëdhënie. Beleri më pas u fut në listat e Neodemokracisë në zgjedhjet evropiane duke u zgjedhur deputet i Greqisë në parlamentin Evropain ndërsa ndodhej në qelitë e burgut në Shqipëri.
Beleri mbështetej nga opozita në ato zgjedhje.
PBDNJ, një parti që grumbullon minoritetin grek është në aleancë me PD në zgjedhjet parlamentare.
Një vështrim më i thellë
Vota për emigracionin mund të jetë një votë që ndikohet me vështirësi nga politikat e Tiranës. Tradicionalisht emigrantët në Greqi kanë mbështetur në shumicë të majtën në Shqipëri. Ata janë grupi i dytë më i madh i regjistruar për votime nga diaspora shqiptare.
Disa ankesa për procedimin e votimit dhe mbledhjen e votave me zarf në Greqi janë publikuar si nga PD edhe nga PS. Ky ëhstë rasti i parë që flitet për ndikim në zgjedhje nga ana e Greqisë në këtë fushatë zgjedhore.
Titulli në shkrim është konstatim, ndërsa teksti nuk e mbështet në atë formë sic është thënë. Praktikisht debati anon nga mundësia e ndikimit grek në zgjedhje në favor të opozitës por në qarkullon edhe mundësia që PS të arrijë të ndikojë emigrantët grekë në orinetimin e votës.
Fluksi i lajmit
Lajmi është publikuar edhe në homepage të Vizion Plus, ndërsa televizioni në rrjete sociale ka 436K ndjekës dhe ne platformen e Youtube 888K. Vete lajmi ne kete platforme ka pasur 146 veës.
A është lajm
Do të ishte lajm vetëm nëse titulli do të mbështetej nga fakte. Por nuk do të ishte një keqinformim nëse titulli do të ishte subjektiv.
Shqyrtimi i mesiperm është zhvilluar me mbështetjen e projektit rajonal “SMART Balkans – Shoqëria Civile për Vlera të Përbashkët në Ballkanin Perëndimor” të zbatuar nga Centar za promociju civilnog društva (CPCD) në bashkëpunim me Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM),dhe Qendra për Kërkim dhe Politikëbërje (CRPM) dhe i mbështetur financiarisht nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë (NMFA). Përmbajtja e shqyrtimit te mesiperm është përgjegjësi e vetme e zbatuesve të projektit dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Ministrisë së Punëve të Jashtme Norvegjeze (NMFA). Qendra per Transparence dhe Informim te Lire (qTIL)
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/