Një operacion i suksesshëm i Policisë italiane ka çuar në pranga një shtetas shqiptar 53-vjeç, pas zbulimit të një sasie të konsiderueshme droge dhe një shumë të madhe parash në cash.
Arrestimi ndodhi në aksin rrugor Perugia–Bettolle, ku patrullat e Skuadrës Fluturuese ndaluan për kontroll një automjet të dyshimtë. Gjatë ndërhyrjes, sjellja nervoze e drejtuesit të mjetit ngriti dyshime të forta, duke shtyrë efektivët të kryenin një kontroll të imtësishëm.
Brenda një ndarje të fshehtë nën sediljen e pasagjerit, oficerët zbuluan një kilogram kokainë. Hetimet u shtrinë më tej edhe në një garazh në pronësi të të ndaluarit, në zonën e Salsomaggiore, me mbështetjen e Policisë së Parmës.
Atje u zbulua pjesa më e madhe e ngarkesës: 39 kilogramë kokainë të paketuar në blloqe dhe një shumë prej 189 mijë eurosh në para të gatshme. Sipas autoriteteve italiane, vlera e drogës në treg arrin deri në 4 milionë euro.
Shtetasi shqiptar, tashmë i arrestuar, akuzohet për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Ai është shoqëruar në komisariat dhe po ndjek procedurat e mëtejshme ligjore në pritje të përballjes me drejtësinë italiane. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/