38 vjeçari kapet në Dibër, me pistoletë mbi kokën e gruas

38 vjeçari kapet në Dibër, me pistoletë mbi kokën e gruas

178
0
Shares

Pas denoncimit të një gruaje për dhunë dhe kanosje për jetën, nga bashkëshorti i saj, policia e Dibrës parandalon ngjarjen e mundshme kriminale në familje.

Vihet në pranga 38-vjeçari që dhunoi dhe kanosi për jetën bashkëshorten e tij, si dhe posedonte në banesë, armë zjarri pistoletë, granata dore dhe municion luftarak.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, pas njoftimit nga një 38-vjeçare se në banesë, në fshatin Lishan, njësia administrative Luzni, bashkëshorti i saj po e dhunonte dhe po e kërcënonte për ta vrarë, kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë.

Si rezultat i veprimeve të shpejta profesionale të shërbimeve të Policisë u kap dhe u vu në pranga shtetasi E. M., 38 vjeç, banues në fshatin Lishan.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë kanë gjetur 1 armë zjarri pistoletë, 3 granata dore të montuara me kapsolla ndezëse, 1 krehër pistolete dhe një sasi municioni luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”, njoftoi policia e Dibrës. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY