Drejtuesi politik i Tiranës, Belind Këlliçi komentoi sot arrestimin e kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj duke falenderuar ndërkaq qytetarët që morën pjesë në 44 protesta para bashkisë.
Këlliçi tha se Rama urdhëroi arrestimin e Veliajt për të sfumuar lajmin e madh të PD për ardhjen e këshilltarit të Trump në krye të strategjisë së fushatës e komunikimit.
DEKLARATA E KËLLIÇIT/ Kjo javë nisi me dy zhvillime të shumëpritura për të gjithë qytetarët shqiptarë!
Chris LaCivita, drejtuesi i fushatës së Presidentit Donald Trump, dhe Shefi i Komitetit Kombëtar Republikan, nga dita e sotme do të drejtojë zyrtarisht fushatën e Partisë Demokratike dhe Kryetarit të saj Prof. Dr. Sali Berisha drejt fitores së zgjedhjeve të 11 majit.
Zoti LaCivita paralajmëroi në konferencën për shtyp, se kukullat e George Soros nuk mund të jenë më partnerë të SHBA-ve dhe ato do të çmontohen një nga një.
Atë që deri dje konsiderohej e pamundur, ne do ta bëjmë të mundur!
Tronditja që shkaktoi ardhja e krahut të djathtë të Presidentit Trump, Chris LaCivita, çoi në urdhrin e menjëhershëm dhe të pashmangshëm të Edi Ramës për arrestimin e Erion Veliajt.
Edi Rama zgjodhi të arrestojë Veliajn pikërisht ditën e sotme, vetëm me qëllimin e sfumimit të lajmit të shumëpritur se Partia Demokratike dhe SHBA ecin përkrah njëra tjetrës, më fuqishëm dhe më të sigurta se kurrë.
Gjej rastin të falënderoj ata qindra protestues dhe qytetarë të Tiranës, që për 44 javë me rradhë protestuan para selisë së 5D dhe inceneratorit Tiranë, që formalisht quhet Bashkia Tiranë.
Falenderoj të gjithë ata burra dhe gra, të rinj, të reja e të moshuar që qendruan të palëkundur, gjatë 44 protestave në mbrojtje të interesit publik dhe në shërbim të qytetit të Tiranës.
Falenderoj po ashtu Grupin e Ekspertëve pranë Partisë Demokratike, për punën e tyre titanike, për orët e pafundme të zbulimit dhe dokumentimit të korrupsionit endemik në Bashkinë Tiranë dhe shërbimin e madh që i kanë bërë kryeqytetit.
Garantojmë qytetarët shqiptarë se arrestimi i Erion Veliajt, është hapi i parë në çmontimin e plotë të infrastrukturës së George dhe Alex Soros në Shqipëri.
Pas mbyllje së USAID, po shkon drejt mbylljes edhe Bashkia e Tiranës, dhe pas saj më 11 maj, edhe qeveria më e korruptuar në Europë, qeveria e Edi Ramës.
Ashtu siç premtoi pak orë më pare Chris LaCivita, ndikimi i Soros dhe kukullave të tij në vendin tone, do të shuhet përgjithmonë. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/