MILANO/ Rrëmujë dhe kaos rreth sallës sportive ku zhvillon takimin Rama

MILANO/ Rrëmujë dhe kaos rreth sallës sportive ku zhvillon takimin Rama

403
0
Shares

Kryeministri Edi Rama po zhvillon në Milano një takim me shqiptarët e Italisë dhe me patronazhistët dhe ekipet e punonjësve të bashkive të ndryshme te Shqipërisë.

Bie në sy mungesë organizimi dhe rrëmujë e madhe rreth impiantit sportiv ku zhvillohet mitingu. Dera ishte mbyllur që një orë para fillimit. Ata që kishin mbetur jashtë u ngjitën në kangjellat e rrugës. Të tjerë u shtynë te dera kryesore si në Tiranë në urbanët kombinat-kinostudio.

Ndërsa një parullë e madhe kundër Ramës është shfaqur ne vendin ku do zhvillohet takimi. Në billbord shkruhet “Me Kurtin Shqipëria Shpreson, me ty Shqipëria vdes”.

Rama vajti në sallë mbi një orë me vonesë. Takimi do të fillonte në 11.00 por ai mbërriti në 12.10. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY