Ish zyrtari i LSI në SPAK, pyetet për lobimin në SHBA

Ish zyrtari i LSI në SPAK, pyetet për lobimin në SHBA

60
0
Shares

Ish zyrtari i lartë i LSI dhe më vonë edhe deputet në Kuvend, Ralf Gjoni, është thirrur sot në SPAK.

Ai nuk ka dhënë shpjegime për median por mendohet se është pyetur në lidhje me lobimin e LSI në SHBA.

”Jam pyetur si shtetas në cilësinë e të angazhuarit në angazhime dhe pozicione shtetërore. Nuk u pyeta si person në hetim. Nuk ka arsye për të më hetuar mua. Nuk kam qenë pjesë e dosjes së ish presidentit Meta, se s’kam qenë në kontakt me të kur ka qenë kryetar shteti. Nuk ka asnjë arsye për të më hetuar mua”, u tha gazetatëve pasi qëndroi rreth 3 orë në SPAK.

Ai ka dhënë fare pak shpjegime në dalje në lidhje me fokusin e prokurorëve.

“Nuk mund ta them më shumë, mund të pyesni prokurorët. Dua të respektohem dhe dua të tregohem profesional, kaq kisha për të thënë”, theksoi Ralf Gjoni. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY