Berisha: Ja ku ndodhen sot 2 prokurorët që amnistuan Olsi Ramën

Berisha: Ja ku ndodhen sot 2 prokurorët që amnistuan Olsi Ramën

339
0
Shares

Kreu i PD, Sali Berisha tha se dy prokurorët që amnistuan Olsi Ramën kanë bërë karrierë ndërsa theksoi se të premten, Erion Veliaj duhet të japë dorëheqjen.

PJESË NGA FJALA E BERISHËS/ Prokurorët që amnistuan Olsi Ramën, që fshehën dokumentet e kalimit 18 herë të kufirit me makinën e drogës.
Që fshehën filmime e fotografime të tij në mbledhjen me Xhixhën, Gjonajn dhe Ermal Hoxhën, u shpërblyen.
Njëri emërohet Prokuror i Përgjithshëm, tjetri për një votë do ishte Duman i përgjithshëm.
Por ky është vetëm një aspekt.
Aspekti dramatik është se këtë drejtësi të inkriminuar si kurrë më parë, këtë drejtësi që iu mohon shqiptarëve të drejtën dhe ligjin, këtë drejtësi mburojë të krimit të organizuar dhe vjedhjeve qeveritare, kërkojnë t’ua shesin shqiptarëve si sukses.
Kërkojnë t’ua shesin shqiptarëve si mirësi, sikur të mos jenë njerëz, sikur të mos jenë qenie njerëzore, por barngrënës.
Miqtë e mi, çdo ditë, çdo orë na fton të marrim në dorë fatin tonë.
Të premten, dita e shpëtimit të bashkisë, dita e çlirimi të bashkisë.
Të premten, Erion Veliaj jep dorëheqjen sepse gjyqin do ta bëjmë në sheshin Skënderbej. r.p

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY