IRANI NIS LUFTËN KUNDËR IZRAELIT/ Në cilën orë dronët dhe raketat e...

IRANI NIS LUFTËN KUNDËR IZRAELIT/ Në cilën orë dronët dhe raketat e Ajatollahut mbërrijnë në qiellin izraelit

674
0
Shares

Irani ka lëshuar afro 100 dronë ajrorë dhe raketa cruise në Izrael, që duket se shënon një sulm hakmarrës ndaj këtij vendi.
Televizioni izraelit tha se salvo pritej të arrinte në Izrael në orën 02:00 të së dielës me orën e Izraelit ose në orën 1.00 AM e dielë, me orën tonë (Shqipëri), (23:00 GMT, Greenwhich mean time, shtunën).
Garda Revolucionare e Iranit ka lëshuar raketa dhe drone drejt Izraelit, thonë media shtetërore iraniane.
Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) thanë se ishin në gatishmëri të lartë dhe “monitoronin të gjitha objektivat”. Kryeministri i Izraelit thirri një mbledhje të kabinetit të tij të luftës.

Zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit, Daniel Hagari, tha në një deklaratë të shkurtër të shtunën në mbrëmje se do të duhen disa orë që dronët të arrijnë në Izrael. Forcat izraelite po përgjigjen sipas planit, tha ai. Nëse gjenden kërcënime me “kohë më të shkurtër mbërritjeje”, “ne do të alarmojmë menjëherë,” tha Hagari.

Trupat e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit lëshuan “dhjetëra dronë dhe raketa” drejt Izraelit, njoftuan mediat shtetërore iraniane. Sulmi kishte në shënjestër “objekte specifike” në Izrael, u theksua bga mediat zyrtare.

Izraeli, Jordania, Libani dhe Iraku kanë mbyllur hapësirat e tyre ajrore dhe Siria dhe Jordania kanë vënë në gatishmëri mbrojtjen e tyre ajrore.
Irani ishte zotuar se do të hakmerrej për një sulm në konsullatën e tij në Siri më 1 prill, i cili vrau shtatë oficerë ushtarakë, duke përfshirë një komandant të lartë.
Ai akuzoi Izraelin për kryerjen e atij sulmi. Izraeli as e konfirmoi dhe as nuk e mohoi.

Pak para lajmit për lëshimin e dronëve të Iranit, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se “sistemet mbrojtëse” të vendit të tij ishin vendosur.
“Ne jemi gati për çdo skenar, si në mbrojtje ashtu edhe në sulm. Shteti i Izraelit është i fortë. IDF është e fortë. Publiku është i fortë.
“Ne e vlerësojmë qëndrimin e SHBA-së përkrah Izraelit, si dhe mbështetjen e Britanisë, Francës dhe shumë vendeve të tjera”, tha Netanyahu, raporton BBC.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY