RRUMBULLAKU/ Trafiku i klandestinëve nga Bangladeshi, 26 persona të përfshirë, kapen 1...

RRUMBULLAKU/ Trafiku i klandestinëve nga Bangladeshi, 26 persona të përfshirë, kapen 1 milionë euro cash

246
0
Shares

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku tha sot se është shkatërruar një rrjet i trafikimit të klandestinëve nga Bangladeshi ku ishin të përfshirë 26 persona, mes të cilëve edhe punonjës policie.

5 subjekte tregtare siguronin kontrata fiktive të shtetasve kryesisht nga Bangaleshi dhe më pas i prisnin në aeroportin e Rinasit me qëllim largimin e tyre në vende të BE-së, e gjitha kjo kundrejt pagesës 5 mijë Euro.

Janë sekuestruar 13 mjete të markave të ndryshme, 50 telefonë, 3 pistoleta, 700 mijë dollarë amerikanë, 400 mijë euro, si dhe 4 mijë paund.

Detajet e Rrumbullakut:

Me mbështetjen e SPAK, u dokumentua dhe u zbardh aktiviteti kriminal i një grupi të strukturuar i cili ishte përfshirë në mënyrë aktive në kontrabandimin e qenieve njerëzore. Gjatë vitit 2023, u konstatua rritja e numrit të shtetasve të pajisur me leje qëndrimi dhe leje pune të kapur në tentativë për t’u larguar drejt vendeve të tjera. Hetimi filloi nga informacionet në departamentin e Policisë Kriminale.

Ofronin kushte për shtetas të ndryshëm për të mbërritur në vendin tonë me qëllim të vijonin drejt vendeve të BE-së. Hetimi i këtij rasti zbuloi aktivitetin e të paktën 5 subjekteve tregtare që ushtronin aktivitetet në fusha të ndryshme të biznesit që siguronin kontrata fiktive të shtetasve kryesisht nga Bangaleshi, vijonin me ndjekjen e aplikimit për vizë deri në pritjen e tyre në aeroportin e Rinasit, e gjithë kjo kundrejt pagesës 5 mijë Euro. U identifikuan 26 shtetas të përfshirë, ku fatkeqësisht janë përfshirë edhe punonjës policie.

Në përfundim të hetimeve, me kërkesë të SPAK dhe GJKKO, caktimin e masave të sigurimit personal të referuar nga Policia e Shtetit. Kjo e fundit ka ezekutuar urdhrin për ekzekutimin e masave me karakter personal, nga të cilët me arrest me burg dhe arrest në shtëpi, detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore apo pezullim nga detyra për 24 personat nën hetim dhe janë shpallur në kërkim 2 prej tyre.

Janë gjetur dhe sekuestruar:

13 automjete

50 telefonë

3 pistoletë

1 çifte

50 fishkë

4 laptopë

5 kompjuera

520 mijë Lekë të reja

400 mijë Euro

700 mijë Dollarë amerikane

4 mijë Paund

2 doza kokaine

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY