Ervin Muça në gjykatën e Tiranës: Zbatova procedurën

Ervin Muça në gjykatën e Tiranës: Zbatova procedurën

82
0
Shares

Ish-Drejtori i Departamentit për Teknologjinë dhe Informacionin në Policinë e Shtetit, Ervin Muça tha sot se akuzat ndaj tij për ndërhyrje në sistemin TIMS janë spekulime mediatike ndërsa nuk komentoi gjetjet e hetimit dhe akuzën e prokurorisë për vjedhjen e të dhënave të TIMS.

Ai u paraqit sot në ambientet e gjykatës, teksa tha se ka vepruar sipas procedurës.

Pyetje: Për çfarë qëllimi i keni përdorur të dhënat e TIMS?

Ervin Muça: E gjitha kjo është një spekulim mediatik, gjykata do ta vërtetojë këtë, deklarohem i pafajshëm. Kam bërë thjesht detyrën. Nuk ka lidhje kodi i punonjëses. Janë të gjitha të bëra sipas procedurës.

Pas përfundimit të seancës, Gjykata e Tiranës ka lënë në fuqi masën e sigurimit “arrëst në shtëpi” për Ervin Muçën dhe masën e “pezullimit nga ushtrimi i detyrës”.

Më 9 Prill, Prokuroria e Tiranës ka kërkuar arrest shtëpie dhe pezullimin nga detyra për Ervin Muçën. Ai akuzohet se ka eksportuar bazën e të dhënave të sistemit TIMS në Policinë e Shtetit. Ndaj tij është ngritur akuza “Hyrje e paautorizuar kompjuterike”. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...