TIRANË/ Dy vajzat gjermane humbën orientimin tek ‘Syri i Ciklopit’

TIRANË/ Dy vajzat gjermane humbën orientimin tek ‘Syri i Ciklopit’

70
0
Shares

Pas disa orësh operacion kërkim-shpëtimi, Policia ndihmon 2 turiste gjermane që kishin mbetur të bllokuara në vendin e quajtur “Syri i Ciklopit”, për shkak të terrenit të vështirë malor dhe errësirës.

Operacioni i kërkim-shpëtimit, gjatë mbrëmjes së djeshme deri pas mesnatës, u krye nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 dhe grupi alpin i Forcës Kombëtare të Sigurisë, në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Alpinizmit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 dhe grupi alpin i Forcës Kombëtare të Sigurisë, në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Alpinizmit, pas gati 5 orësh kërkime, deri pas mesnatës, kanë bërë të mundur gjetjen dhe shpëtimin e 2 turisteve gjermane, 28 vjeçe dhe 31 vjeçe, të cilat janë në gjendje të mirë shëndetësore. r.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY