Princ Dobroshi do të ekstradohet në Gjermani

Princ Dobroshi do të ekstradohet në Gjermani

98
0
Shares

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm urdhëroi sot ekstradimin në Gjermani të Princ Dobroshit i njohur me nofkën Peshkaqeni.

Gjykata Themelore Hamburg, Gjermani ka nxjerrë urdhër arresti për të pasi dyshohet për kryerjen e veprës penale të “Trafikimit të lëndëve narkotike”, të kryer në bashkëpunim, si pjesëtar i një grupi kriminal, sipas Kodit Penal të Republikës së Gjermanisë.

Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë, nga shtetasi me iniciale P. D, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit, refuzimin e ekstradimit nga Republika e Shqipërisë drejt Republikës Federale të Gjermanisë.

Në përfundim të gjykimit, sot më datë 09.04.2024, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Gjyqtare znj. Elona Mihali,  vendosi:

Lënien në fuqi të vendimit nr. 334 Regj. Them, datë14.02.2024 të Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit tëPërgjithshëm Tiranë.

Një kopje e këtij vendimi t’i njoftohet Ministrisë së Drejtësisë së Republikës së Shqipërisë. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY