KUKËS/ Hajduti hyri në shtëpi, vodhi disa mijëra lekë por policia e...

KUKËS/ Hajduti hyri në shtëpi, vodhi disa mijëra lekë por policia e kapi pas padisë së gruas

219
0
Shares

Zbardhet brenda pak orësh, vjedhja e një shume parash, në banesën e një 39-vjeçareje.

Identifikohet, kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar, të cilit iu gjetën të fshehura në banesën e tij, një pjesë e parave të vjedhura.

Menjëherë pas kallëzimit të bërë ditën e djeshme, nga një shtetase 39 vjeçe, se në banesën e saj në qytetin e Kukësit, i ishte vjedhur një shumë parash, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kukës bënë të mundur arrestimin e autorit të dyshuar të rastit, shtetasit Sh. B., 49 vjeç, banues në Kukës.

Gjithashtu, u gjetën të fshehura në banesën e 49-vjeçarit, 19 500 lekë, të dyshuara të vjedhura në banesën e kallëzueses. r.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY