Berisha: Kush është Juliani i Ramës që ndiqet në gjendje të...

Berisha: Kush është Juliani i Ramës që ndiqet në gjendje të lirë nga Skapi i partisë

214
0
Shares

“Juliani i Ramës ndiqet në gjendje të lirë nga Skapi i partisë. Veliaj vodhi 40 mln euro në tendera, por emri i tij nuk përmendet në dosje”, deklaroi sot gjatë fjalës së tij, kreu i PD, Sali Berisha.

PJESË NGA FJALA E BERISHËS/ Nga viti 2016 gjer sot, Erion Veliaj, titullar i autoritetit kontraktor Bashkia e Tiranës, ka vjedhur së bashku me bandën e tij, në tendera e prokurime, 40 milionë euro më së paku.
Dhe në këtë dosje që përfshin disa prej këtyre banditëve, emri i Erion Veliajt nuk figuron në asnjë rresht të vetëm, në asnjë fjalë të vetme.
Dy janë personazhet më të zeza në aferën e vjedhjes 100 përqind.
Në këtë aferë është edhe një Julian Zanaj.
Ky Juliani, që ta dini ju, ka qenë shefi i prokurimeve të Edi Ramës, drejtor i njësisë së prokurimeve në bashki gjer dje.
Por Juliani i Edi Ramës ndiqet në gjendje të lirë sepse Skapi i partisë, i Dumanëve dhe Zamanëve, zbaton verbërisht vetëm urdhrat e Edi Ramës.
Të dashur miq, drejtësia e re shfaqet në këtë mënyrë si fytyra më e shëmtuar e një sistemi drejtësie në Europë dhe në botë.
Si fytyra e vërtetë e qeveritarëve hajdutë që vjedhin qindra milionë euro qytetarët e tyre dhe mbrohen prej saj.
Si fytyra e vërtetë e mburojës së lidhjeve të krimit me qeveritarët.
Armike e egër e vullnetit të shqiptarëve dhe rotacionit të pushtetit. r.p

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY