Berisha: Hoteli me 5 yje dhe së paku 50 mln dollarë investime,...

Berisha: Hoteli me 5 yje dhe së paku 50 mln dollarë investime, është hoteli i Ramës dhe Erionit

109
0
Shares

Hoteli me 5 yje dhe së paku 50 mln dollarë investime, është vetëm hoteli i Edi Ramës dhe i Erion Veliajt, deklaroi sot kreu i PD, Sali Berisha.

PJESË NGA FJALA E BERISHËS/ Çdo orë që Erion Veliaj rri në atë zyrë qëndron si gjoja qytetar i parë, është orë poshtërimi për kryeqytetin e vendit, për trurin dhe zemrën e kombit të shqiptarëve, që është Tirana.
Si mundet të pranohet njeriu që taksat tuaja i vjedh 100% duke shkelur ligje, kod dhe moral.
Miqtë e mi!
Në apologjinë e tij për bashkëhajdutët, me heroizmin e kriminelëve të bashkisë, Erion Veliaj po mbronte kryekëput veten e tij, sepse e di që ata dinë gjithçka për të.
Ai e di se hoteli me 5 yje dhe së paku 50 mln dollarë investime, hoteli investim strategjik me firmë të Edi Ramës, një kompanie me një punëtor pa asnjë bilanc, s’mund të jetë kurrë hoteli i Redi Mollës, por ai është vetëm hoteli i Edi Ramës dhe i Erion Veliajt.
Për të larë veten nga çdo përgjegjësi nga kjo vjedhje e tmerrshme, Erion Veliaj pyeti me pafytyrësi dje, se çfarë ligji, kushtetute detyron kryeministrin të përgjojë, të ndjekë ministrat e tij, për rrjedhojë kryetarin e bashkisë, drejtorët e tij.
Të dashur miq!
Kushtetuta e Shqipërisë ka një nen, por këta nuk kanë nder as kushtetutë, këta nuk kanë ligj e as moral.
Neni 101, pika d, e kushtetutës detyron kryeministrin të kontrollojë ministrat e tij. Por që të kontrollosh ministrat ligji i parë është të kontrollosh veten, të mos vjedhësh vetë, dhe jo të vërsulesh si peshkaqen mbi pasuritë e qytetarëve me soj e sorollop, me vëlla e kë ke.
Atëherë natyrisht të mbetet, të kapërdish çdo fjalë të Erion Veliajt dhe të lëpish çdo presje të lali vjedhësit. r.p

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY