Nis në Kuvend festa e të burgosurve, 700 persona lënë burgun...

Nis në Kuvend festa e të burgosurve, 700 persona lënë burgun pas votimit të amnistisë

156
0
Shares

Ministri i Drejtësisës, Ulsi Manja lajmëroi sot se do votohet ligji për Amnistinë ndërsa tha se amnistia ka fuqi për veprat që përbejnë kundërvajtje penale.

Manja tha në Kuvend se 700 persona lirohen ndërsa 1100 përfitojnë ulje dënimi, pra gjithsej 1800 persona.

Manja tha se janë 54 përqind numri i të paraburgosurve në raport me të burgosurit kur atandarti evropain është jë më shumë se 30 për qind.

Sot Shqipëria ka 2497 të paraburgosur të cilët shpenzojnë 24 milionë euro në vit, ose ndryshe 34 euro në ditë.

Manja tha se do përfitojnë edhe 2700 persona në shërbim prove.

“Nuk përfitojnë personat me burg të përjetshëm, personat qe i shmangen drejtësisë dhe personat e dënuar nga GJKKO se për ndjekje penale nuk bëhet fjalë. Të gjithë të burgosurit përfitojnë deri më 31 mars 2024”, përfundoi Manja. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY