“Erion Veliaj me sistemin përreth tij, shndërron votën në krim dhe krimin...

“Erion Veliaj me sistemin përreth tij, shndërron votën në krim dhe krimin në votë”

51
0
Shares

Erion Veliaj është monstra e zgjedhjeve. Njeriu që me sistemin përreth tij, shndërron votën në krim dhe krimin në votë, tha sonte kreu i PD, Sali Berisha.

PJESË NGA FJALA E BERISHËS/ Nesër në ora 11:00, guximtarët, misionarët, luftëtarët e lirisë dhe të dinjitetit do të bëjnë atë që do bënte çdo evropian i qytetëruar, do i japin përgjigje.
Atë përgjigje që do jepte çdo popull evropian i poshtëruar nga një armik faqezi si Erion Veliaj.
Po cila përgjigje, miqtë e mi?
Ka vetëm një përgjigje: zemërim, zemërim, zemërim!
Vetëm zemërimi i drejtë i qytetarëve është përgjigja ndaj Erion Veliajt sepse vetëm ne jemi shpresa e qytetarëve të Tiranës.
Vetëm ne do shpëtojmë Tiranën!
Të dashur miq, le t’i shohim pak alternativat tjera.
Të shtrojmë pyetjen: a ikën Erion Veliaj me votë?
Po si do ikë ai me votë, kur u faktua se paratë e taksapaguesve, miliona euro, i vjedh 100 përqind me drejtorët e tij dhe përdor pastaj për të blerë votat dhe dhunuar zgjedhjet.
Pra, Erion Veliaj është monstra e zgjedhjeve. Njeriu që me sistemin përreth tij, shndërron votën në krim dhe krimin në votë.
Po mirë, a do e largojmë pas këtyre qindra fakteve, e ashtuquajtura drejtësi e re, Erion Veliajn?
Miq, kjo drejtësi, Spaki i famshëm i Edi Ramës dhe Altin Damanit, jo vetëm që nuk e arrestojnë Erion Veliajn, as nuk guxojnë as ta pyesin, as ta hetojnë, sepse siç u tha ai, në qoftë se u kujtohet një vit më parë, ai u bën atyre atë dhe këtë që nuk më bën goja ta nxjerrë. E kuptoni vetë dmth…
Po pse u thotë ai se u bëj atë dhe këtë? Sepse i ka bukos me leje ndërtimi, me shtesa katesh, me apartamente për vete dhe akrabanë.
Prandaj ata as nuk guxojnë, pranojnë vetëposhtërimin publik, pranojnë të paraqiten para qytetarëve si dhunues të ligjit dhe faqezi, si njerëz pa asnjë moral për të drejtën dhe ligjin dhe nuk guxojnë kurrë ta vendosin nën hetim Erion Veliajn. r.p

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY