Altin Dumani: 11 objektivat e SPAK. Të rishikohet pragu prej 50 mijë...

Altin Dumani: 11 objektivat e SPAK. Të rishikohet pragu prej 50 mijë lekë i hetimit nga SPAK

203
0
Shares

Janë 11 objektiva që SPAK parashikon të mbushë në 3-vjeçarin e ardhshëm, sipas kreut të Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, gjatë raportimit të tij në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Ndërkaq ai tha se SPAK nuk ka nevojë për të shtuar numrin e prokurorëve por duhet shtuar numri i hetuesve. Ai tha ndër të tjera që duhet riparë kufiri monetar i hetimit nga SPAK prej 50 mijë lekësh.

Objektivat e SPAK deri në vitin 2027:

“Objektivi i parë është përmirësimi i kapaciteteve të hetimit penal. Së dyti forcimi i kapaciteteve për hetimin financiar dhe pasurore, qasja proaktive në hetimin e pastrimit të parave, nxjerrja e akteve nënligjore për goditjen e pastrimit të parave, forcimi i hetimeve kundër financimit të terrorizmit, sigurimi i standarde të larta ligjore të integritetit institucional, shtimi i strukturave mbështetëse, forcimi i ndihmës dhe bashkëpunimit ndërkombëtar, reduktimi i çështjeve të mbartura, forcimi i transparencës dhe komunikimi me publikun si dhe ngritja e sistemit të administrimit të çështjes”, tha Dumani gjatë fjalës së tij. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY