ENDRIT SHABANI/ Lidhja jetike mes Tonit me furrë buke dhe Mollës investitor...

ENDRIT SHABANI/ Lidhja jetike mes Tonit me furrë buke dhe Mollës investitor special në hotele me 5 yje

368
0
Shares

Nga Endrit Shabani (Marrë nga faqja e tij në Facebook)

Nuk bën hajër ky vend pa futur Mollën në burg!

Toni, ka një furrë buke me të cilën mban familjen.

Megjithëse nuk ka ujë 24 orë, çdo muaj, Toni paguan faturën më të shtrenjtë të ujit në Shqipëri.

Molla është drejtor i ujësjellësit, dhe çdo muaj bën tendera fiktiv që të vjedhë miliona euro nga taksat që paguan Toni.

Toni ka një vit që do të zgjerojë dyqanin por nuk i jep njeri leje, se nuk ka lekë të paguajë nën dorë.

Molla ndërton hotel ke 5 yje, me lekët që i ka vjedhur Tonit, dhe brenda muajit merr statusin “investitor special” nga qeveria.

Për çdo bukë që shet Toni i paguan shtetit 20% tvsh. Për çdo natë hoteli që raporton Molla i jep shtetit vetëm 6% tvsh.

Pasi ka paguar të gjitha taksat e tjera, për çdo 100 lekë fitim që i mbetet në xhep, Toni i jep edhe 15 lekë tatim fitimi shtetit.

Molla duke qënë “special”, paguan ZERO tatim mbi fitimin që bën nga hoteli me 5 yje.

Prandaj pa futur në burg të gjithë Mollët e bashkisë dhe qeverisë, Toni nuk ka për të bërë ndonjëherë hajër.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY