Berisha, akuza teleturizmave që mbeshtetin korrupsionin e qeverisë, por nuk ua përmend...

Berisha, akuza teleturizmave që mbeshtetin korrupsionin e qeverisë, por nuk ua përmend emrin

62
0
Shares

Kreu i PD, Sali Berisha kërkoi sot në protestë nga tv kombëtare që promovojnë ardhjen e turistëve të huaj në Shqipëri zë ndalojnë mbështetjen për qeverinë. U bëj thirrje teleturizmave, mos u bëni bashkëfajtorë me regjimin, stop mbështetjes së korrupsionit, tha Berisha.

“Tirana i vetmi kryeqytet i botës, ku turisti nuk mund të vizitojë muzeun e kombit, nuk mund të vizitojë galerinë e arteve, nuk mund të vizitojë bibliotekën kombëtare, nuk mund të vizitojë teatrin kombëtar se është i rrafshuar, nuk mund të vizitojë teatrin për fëmijë.
Çfarë gjymtimi më të madh mund t’i bëhet këtij qyteti se sa kjo?
Le t’i pyesim pak teleturizmat që çdo natë, një të tretën e lajmeve ia kushtojnë statuseve të Edi Ramës për turizmin, na thoni zotërinj, një turist që vjen në Tiranë, a gjen të hapur galerinë e arteve, a e gjen të hapur muzeun kombëtar, a e gjen të hapur teatrin kombëtar, a e gjen të hapur bibliotekën kombëtare, teatrin e fëmijëve?
Mos u bëni bashkëfajtorë me regjimin, të gjitha këto i mbylli korrupsioni, krimi, droga.
Stop me mbështetjen e korrupsionit të qeverisë, stop me mashtrimet e qeverisë, stop me mbështetjen e këtij regjimi kriminal”, tha kreu i PD, Sali Berisha.

Ai nuk i përmendi emrin televizionit por tv Klan është ai që bën 3-4 lajme për turizmin në cdo edicion. Ky televizion u mbështet fort nga qeveria e Berishës në 8 vite duke e bërë edhe tv më të madh në vend. Por duket se qeveria Rama e bëri edhe më të madh dhe tv iu kthye opozitës së djathtë kundër veç ndonjë lajmi të rrallë.

Megjithatë pritet që ai të kthehet kundër Ramës nga fundi i këtij viti. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY