Ai nuk dukej si i sëmurë nga tëmthi por ama ngjante si...

Ai nuk dukej si i sëmurë nga tëmthi por ama ngjante si person që kishte nevojë për kujdes shëndetësor

840
0
Shares

Bashkia e Tiranës njoftoi sot përmes rrjeteve sociale se Erion Veliaj, me sa duket në rrethana stesi të larta plrfundon në spital.

Më pas ai është egzaminuar me dhimbje ne anën e djathtë dhe është operuar me heqjen e tëmthit.

“Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, kreu sot një ndërhyrje kirurgjikale për heqjen e qeses së tëmthit për gurë. Ndërhyrja është kryer me sukses nga mjekët e kirurgjisë në QSUT. Z. Veliaj është në gjendje të mirë shëndetësore, nën kujdesin e mjekëve”, shkruhet në njoftimin e Bashkisë Tiranë.

48 orë më parë u arrestuan dhe u morën nën hetim një pjesë e madhe e stafit të tij të ngushtë, përfshirë drejtorët kryesorë të bashkisë së Tiranës.

Ai mori pjesë dje në mbledhjen e këshillit bashkiak ku ra në sy mungesa e përqëndrimit, lodhje me fytyrë dhe mungesë entuziasmi. Ai nuk dukej si sëmurë nga tëmthi por ama ngjante si person që kishte nevojë për kujdes shëndetësor.

Portali i uron shërim të shpejtë. Urojmë që punonjësit e bashkisë të mos bëjnë report sapo të shohin foton e Veliajt në portal, duke paragjykuar se ne kemi komentuar se Veliaj shkoi në spital për tia hedhur arrestimit. r. p

pas arrestimit të bashkëpunëtorëve të tij më të afërt, drejtorëve kryesorë dhe më të përfolur për korrupsion në bashki, ç’ka ka bërë që mediat gjerësisht ta raportojnë si një raprezalje që ka ngjallur panik në selinë e Bashkisë.

Ndërkohë, një pjesë e mediave e raportuan duke mbjellë pemë si zakonisht “live”, por duket se lajmi vjen si pasojë e moskoordimimit të zyrës së propagandës së Bashkisë Tiranë me shefin, ç’ka duket se ka shtuar spekulimet për një situatë akute.

Penale apo shëndetësore kjo mbetet për t’u parë.

Të presim e të shohim.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY