Dorëzohen në polici 4 rrahësit korçarë. U fshehën por pa sukses

Dorëzohen në polici 4 rrahësit korçarë. U fshehën por pa sukses

175
0
Shares

Katër korçarët që rrahën me hunj korcarin e pestë janë dorëzuar në polici. Ata janë Spartak Selimi, Kristi Selimi, Marsel Xhakollari dhe Erion Gura.

4 autorët plagosën 30 vjeçarin Ramadan Hasani në ambientet e një lavazhi në Korçë, pasi më parë vetë Ramadani kishte bërë të njëjtën gjë me njërin prej tyre.

30 vjeçari i cili ra pre e sulmit të autorëve, pas një konflikti për motive të dobëta, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ramadani tentoi të fshihej në një servis por aty e rrahën më me nge. Edhe pse në servis ka pasur disa të tjerë prezent, duket se askush nuk ka tentuar që t’i ndajë. 30-vjeçari Ramadan Hasani, ka mbetur i plagosur nga goditjet dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY