Qëllohet me armë në Shijak, një 36 vjeçar në spital

Qëllohet me armë në Shijak, një 36 vjeçar në spital

247
0
Shares

Një person u qëllua sot me armë në Shijak ndërsa policia u vu në kërkim të autorit.

Me plagë në trup një 36 vjeçar, Enidor Dedha u dërgua në spital.

“Rreth orës 11:15, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, është plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasi Enidor Dedja 36 vjeç, banues në Shijak, i cili është në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimit, shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes dhe falë veprimeve të shpejta hetimore bënë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar shtetasit Arbër Hoxha, 30 vjeç, banues në Durrës dhe vijon krehja e zonës për kapjen e tij”, njofton policia e Shijakut.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY