Rama shpjegon ‘Xibrakën e Olsit’, reagim tjetër nga Bardhi për materialin që...

Rama shpjegon ‘Xibrakën e Olsit’, reagim tjetër nga Bardhi për materialin që ka

187
0
Shares

Kryeministri Rama ka komentuar sonte në Opinion akuzat ndaj të vëllait të tij Olsit se ky i fundit ishte i përfshirë në drogën e Xibrakës, nismë kriminale e shkatërruar nga policia gjermane 8 vite më parë.

Gazetari Fevziu i vuri një deklaratë të Gazment Bardhit.

“Vëllai i kryeministrit Edi Rama ka qenë i përfshirë në laboratorin e drogës në Xibrakë”, ka qenë kjo deklarata e bërë nga kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi në emisionin “Opinion” më parë.

Rama tha se këto akuza janë pretendime të Bardhit, të cilit i kujtoi sulmet që ai ka bërë edhe për djalin e ish-kryeministrit Sali Berisha.

Kreu i qeverisë tha se Bardhi “ai do nxjerr atë që nuk thuhet”.

“Nga të dhënat e tyre para se të jetë vëllai i përfshirë në një çështje droge, jam unë i përfshirë në çështjen e drogës, kriminalitetit, të larjes së parave, të dhunës në familje, të të gjithave të zezave dhe janë të dhënat e tyre të stërthëna pafundësisht. Kur gjendesh përball një pyetje të tillë, ka dy mënyra. Njëra që të vijnë shqiptarçe, që kur shikon një fytyrë që është e mirënjohur për opinionin publik. Është ti kthesh përgjigje shqiptare, është vëllai i asaj që të ka bërë kokën. Kur të ngacmojnë deri në këtë pikë dhe të rikujtojnë se përgjegjësia e barra e më e madhe është të shikosh familjen tënde të dhunuar. Të shikosh vajzën tënde të dhunuar që nuk ka përfituar asnjëherë për shkak të detyrës time. Kur shikon, vëllain, gruan tënd, babin të ikur në atë botë, kjo është barra më e rëndë në këtë detyrë se është familja jote që paguan një kosto. Më rivjen pesha e përgjegjësisë dhe e dhimbjes. Çfarë informacioni të kem unë o Fevzi? Të kem informacion që çfarë? Çfarë thotë ajo llojë fytyre që nxore përpara, është shëmbëlltyra e një shpërfytyrimi politik, moral që mëshiron ai grup. Është një shpërfytyrim në sytë e të gjithë shqiptarëve Në rastin konkret e njëjta fytyrë ka thënë gjëra ekstreme për djalin e atij që tani i ka vajtur e i është ulur në prerë. Ai do nxjerri atë që nuk thuhet. Nuk kam hallin un se çfarë të dhënash kanë këta”,-tha Rama.

Fill më pas ka reaguar edhe Bardhi.

”Ruaj nervat Edi! Mos moho vëllain të paktën. Shihemi javës së ardhshme tek Fevziu!

E kuptoj shqetësimin se ke menduar se përmes promovimit të prokurorit të çështjes me votën tënde, do shpëtoje një të dyshuar si trafikant droge nga hetimi penal dhe dënimi, që rastis të jetë yt vëlla! Mbrojta politike dhe pandëshkueshmëria i ka këmbët e shkurtra. Deri atëherë ruaj nervat se do të duhen edhe për vete!“, ka komentuar Bardhi. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY