Berisha sfidon non gratën britanike. Rama e dinte këtë fakt

Berisha sfidon non gratën britanike. Rama e dinte këtë fakt

348
0
Shares

Kryetari i opozitës shqiptare, Sali Berisha, sfidon ligjërisht vendimin e Britanisë së Madhe për ta shpallur non-grata, raporton sot syri referuar mediave të huaja.

Rrjeti ndërkombëtar, MSN raporton se rishikimi gjyqësor i këtij vendimi është historik.

Kreu i opozitës do të përpiqet të anulojë ndalimin që i ka bërë Ministria e Brendshme e Mbretërisë së Bashkuar.

Politikani u ndalua nga Sekretarja e Brendshme e asaj kohe, Priti Pratel, që të hynte në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 2022, për shkak të pretendimeve për kriminalitet dhe korrupsion,” shkruan MSN.

Duke filluar nga kjo javë, kjo është sfida e parë e njohur ligjore ndaj një vendimi të Sekretarit të Brendshëm për përjashtimin e një lideri opozite të një shteti mik të huaj nga Mbretëria e Bashkuara.

Berisha thotë se akuzat për kriminalitet dhe korrupsion, të ngritura ndaj tij, janë të pavërteta.

Duke nisur nga sot, në Komisionini Special të Apelimit të Emigracionit në Mbretërinë e Bashkuar, do të nisë rishikimi i vendimit për ish-kryeministrin,” raporton rrjeti ndërkombëtar.

“Berisha pretendon se kryeministri aktual i Shqipërisë, Edi Rama, kishte dijeni paraprakisht për urdhrin e përjashtimit dhe e kishte njoftuar atë në Kuvendin e Shqipërisë, edhe para se ai vetë të ishte njoftuar për vendimin e Sekretarit të Brendshëm. Ekipi i tij ligjor do ta përdorë këtë për të ngritur pikëpyetje në lidhje me procesin e ndjekur në vendimmarrjen për ndalimin e tij nga MB,” vijon MSN.

Duke komentuar këtë rast, avokati i zotit Berisha, Kartik Mittal, tha: “Ky është një rast i jashtëzakonshëm kur një lider opozitar i një vendi tjetër evropian i është nënshtruar një urdhri përjashtimi në bazë të akuzave të thjeshta të nxjerra kryesisht nga burime të mediave të huaja me pavarësi të dyshimtë editoriale. Berisha nuk ka qenë kurrë i dënuar për ndonjë vepër penale në Shqipëri dhe mohon me forcë të jetë përfshirë në aktivitete kriminale korruptive”. syri.net

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY