STERILIZIMI/ Akuzat për secilin nga zyrtarët dhe biznesmenët e arrestuar. Asnjë akuzë...

STERILIZIMI/ Akuzat për secilin nga zyrtarët dhe biznesmenët e arrestuar. Asnjë akuzë për korrupsion

69
0
Shares

SPAK ka komunikuar akuzat për të gjithë personat në hetim më lidhje me sterilizimin. Të gjithë akuzohen për shpërdorim detyre dhe në disa raste për falsifikim dokumetash ose mashtrim.

Të akuzuarit dhe akuzat:

Ilir Beqaj ‘shpërdorim detyre”
Ilir Rrapaj ‘Mashtrim’
Klodjan Rjepaj ‘Falsifikim i dokumentave’ dhe ‘Shpërdorimi i detyrës’
Saimir Kadiu ‘Falsifikim i dokumentave’ dhe ‘Shpërdorimi i detyrës’
Marsela Serjana ‘Falsifikim i dokumentave’ dhe ‘Shpërdorimi i detyrës’
Arben Gjata ‘Falsifikim i dokumentave’ dhe ‘Shpërdorimi i detyrës’
Naile Ajazi ‘Falsifikim i dokumentave’ dhe ‘Shpërdorimi i detyrës’
Genc Byrazeri ‘Falsifikim i dokumentave’ dhe ‘Shpërdorimi i detyrës’
Petri Mersini ‘Falsifikim i dokumentave’ dhe ‘Shpërdorimi i detyrës’.

Pas marrjes së akuzës ish ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj hodhi akuza ndaj SPAK se në 50 muaj nuk ka hetuar si duhet koncesionin e sterilizimit.

Ai mbrojti koncesionin e sterilizimit, duke thënë se 445 mijë shqiptarë janë operuar në kushte të sigurta, ndërsa tha se të vërtetën e tij do e ballafaqojë në Gjykatën e Posaçme.

“Prokuroria në 50 muaj nuk ia doli të hetojë dy elementë kryesorë që ka një proces sterilizimi, uljen e ditëve të qëndrimit të pacientëve në spital dhe uljen e ditëve të përdorimit të antibiotikut në spital. Nëse do kishin bërë këtë vlerësim, që ne do kërkojmë të bëhet, atëherë konvertimi i këtyre kursimeve në para do e nxjerrë një proces në përfitim për financat publike dhe xhepat e qytetarëve”, tha Beqaj. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY