Rama urdhëron SPAK të mos hetojë vendimarrjen e Parlamentit për investimet strategjike...

Rama urdhëron SPAK të mos hetojë vendimarrjen e Parlamentit për investimet strategjike dhe Aktet Normative të qeverisë

213
0
Shares

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në  Asamblenë e Partisë Socialiste u ndal edhe tek rilindja e industrisë ushtarake ndërsa kërkoi nga SPAK të mos pengonte invedtinet strategjike.

Kryeministri Rama tha se pushtetet janë të ndara dhe se pushteti legjislativ është ai më i larti. Një pushtet tjetër nuk mund të gjykojë vendimarrjen e tij duke patur parasysh e gjirit të Limionit, ku po bëhej një investim pasi porti ushtarak iu dhurua përmes një akti normativ të qeverisë dy kompanive të mëdha në vend.

SPAK nisi hetimet për vendimarrjen dhe GJKKO e ka bllokuar investimin.

Rama u shpreh se ka shumë reparte ushtarake të degraduar të cilët mund të kthehen në asete për investime nga emigrantët e këtyre zonave në fushën e turizmit dhe agroturizmit. Kryeministri u shpreh se ka pasur diskutime me kryetarët e disa bashkive lidhur me këtë fakt.

Rilindja e industrisë ushtarake. Ushtria jonë bëhet rëndom objekt lajmesh dhe muhabetesh mediatike pa bereqet për nxjerrjen nga plani i përhapjes i pronave dhe aseteve të degraduara të padobishme që kanë mbetur si kokalla mbi tokë. Janë bërë abuzime të mëdha në vite me mënyrën si janë përdorur ato prona, por ama nuk me rezulton që nga nxjerrja e tyre ka ndodhur një hata për misionin e ushtrisë tonë.

Ka ende prona dhe asete të degraduar ushtarake që nuk do t’i duhen kurrë një ushtrie të NATO-s si e jona dhe janë shëmbëlltyra më kuptimplotë e një gjynahu të madh që nuk futen në shërbim të turizmit dhe agroturizmit, por edhe në shërbim të sektorëve të tjerë, por rinë si fantazma në majë të maleve dhe afër deteve tona. Në një bisedë me disa kryetarë bashkish jo të forcës tonë politike, Puka, Fushë Arrëzi, Memaliaj zona të thella diskutuam edhe për këto reparte që bashkitë mund t’i kthejnë në asete për të kërkuar investime nga emigrantë të atyre zonave në fushën e turizmit dhe agroturizmit”, tha Rama.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY