Aksidenti në Tepelenë, humb jetën çifti, gjyshja dhe shoferi që devijoi

Aksidenti në Tepelenë, humb jetën çifti, gjyshja dhe shoferi që devijoi

567
0
Shares

Policia ka shpjeguar dinamikën e aksidentit të rëndë në Tepelenë ku humbën jetën 4 persona, Riza Rrapa, Lavdosh dhe Lefteri Begaj, burrë e grua dhe Afërdita Begaj.

Ndërsa mbetën të plagosur rëndë Lavdie Meta dhe Jani Meta.

Sipas policisë makina tip Mercedes Benz po lëvizte me shpejtësi nën drejtimin e Riza Rrapa ka humbur kontrollin dhe si pasojë është përplasur me automjet Toyota dhe më këtë të fundit është përplasur një BMW që qarkullonin në drejtim të kundërt.

Nga përplasja e fortë viktimë ka mbetur vetë Rrapa dhe 3 anëtarë të një familjeje që ndodheshin në makinën tip Toyota, konkretisht Lavdosh dhe Lefteri Begaj, burrë e grua dhe Afërdita Begaj.  E moshuara 90 vjeçare Afërdita Begaj vdiq në momentin e përplasjes, dy të tjerë ndërruan jetë rrugës për në spitalin e Gjirokastrës dhe një i katërt humbi jetën sapo hyri në sallën e operacionit.

Ngjarja ndodhi rreth orës 19:00, në aksin rrugor Tepelenë-Memaliaj, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin R. R., 42 vjeç, banues në Luftinjë, është përplasur me automjeti tip “Toyota” me drejtues shtetasin L. B., 62 vjeç, banues në Memaliaj dhe me këtë është përplasur një BMW që po vinte në drejtim të kundërt.

Të plagosur në gjendje të rëndë kanë mbetur Lavdie Meta dhe Jani Meta të cilët ndodheshin në makinën e tretë që u përfshi në aksident. Të dy janë transportuar fillimisht për në Spitalin e Gjirokastrës për t’u trajtuar, por më pas janë nisur drejt Tiranës pasi ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.

Shtetasi E. P. dhe 2 pasagjerët në automjetin e tij janë dëmtuar lehtë. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY