“Një vit pas padisë në SPAK, Veliaj shpërblen drejtorët me leje ndërtimi”

“Një vit pas padisë në SPAK, Veliaj shpërblen drejtorët me leje ndërtimi”

145
0
Shares

Drejtorët e bashkisë u shpërblyen me leje të reja ndërtimi, si mirënjohje për faktin se kanë pranuar të sfidojnë SPAK-un dhe t’i bëjnë karshillëk të ashtuquajturave organe të reja të drejtësisë, tha sot në një dalje publike për mediat, anëtari i kryesisë së PD, Belind Këlliçi.

Ai tha se u bënë plot 326 ditë nga momenti që ka depozituar në SPAK kallëzimin për 5 drejtorët e famshëm të Bashkisë Tiranë, të cilët përmes kompanisë 5D Konstruksion, me në krye Mariglen Qato, kanë vjedhur në mënyrë flagrante miliona euro, përmes të paktën 45 tenderave të zhvilluar në bashki.

“Edhe pse të kallëzuar në SPAK për korrupsion, drejtorët e Bashkisë Tiranë, të udhëhequr nga pronari faktit i Inceneratorit të Tiranës Erion Veliaj, kanë vijuar të majmen me milionat e takspaguesve kryeqytetas, madje janë shpërblyer nga ky i fundit me leje ndërtimi.

Sipas të gjitha informacioneve publike, edhe pse janë bastisur një sërë zyrash dhe apartamentesh të këtyre individëve, edhe pse janë sekuestruar telefonat celularë ku janë gjetur aplikacione komunikimi të dizenjuara posaçërisht për Bashkinë Tiranë dhe komunikimin e këtyre individëve me njëri tjetrin, SPAK sërish refuzon të ndërmarrë hapa ligjorë ndaj këtij grupi të strukturuar kriminal, me në krye pronarin e faktit të Inceneratorit të Tiranës, Erion Veliajn”, tha Belind Këlliçi.

Në vijim Këlliçi tha se Shqipëria është i vetmi vend në botë që ka paguar 130 milionë euro për një incenerator që nuk ekziston dhe ndërton rrugët me 30 milionë euro kilometrin. Për këto skandale korruptive të përmasave globale, Edi Rama është mjaftuar duke thënë se disa zyrtarë të tij, na paskan ngrënë mollë dhe dardha pas shpinës së kryeministrit.

“Kjo papërgjegjshmëri ekstreme, kjo tallje me qytetarët dhe sistemin e drejtësisë duhet të marë fund një orë e më parë. Ndaj gjej sot sërish rastin t’i drejtoj një thirrje SPAK, për t’u pozicionuar aty ku i takon, krah interesit publik dhe në luftë pa kompromis me korrupsionin galopant të kësaj qeverie. Mos u bëni pjesë e luftës së klaneve të pushtetit dhe korrupsionit brenda Partisë Socialiste”, deklaroi Këlliçi. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY