Skema e Berberit për të bërë pasuri. Hareja në mediat e Veliajt...

Skema e Berberit për të bërë pasuri. Hareja në mediat e Veliajt dhe paratë në shtëpinë e Berberit

309
0
Shares

SPAK publikoi sot edhe pjesë të skemës së shit-blerjes së kompanive që përfituan tendera, por që në fakt kanë të njëjtët drejtues, në rastin e hetimit të drejtorit të ARRSH-së.

SKEMA:

Në kontratën e shitjes, rezulton se në 2018 Valter Begaj i ka shitur 100 mijë Lekë të reja kompaninë ‘B-VAAL ENG-10’, Evis Berberit.

Kjo kompani u themelua në tetor 2017 dhe kishte dhe ka si objekt studim, projektim, mbikëqyrje dhe kolaudim objektesh ndërtimore etj.

Një muaj më pas, Berberi i ndryshon emrin kompanisë nga ‘B-VAAL ENG-10’ në DAAM. Pesë muaj më vonë, në 31 Janar 2019, Evis Berberi ia shet kompaninë Brunilda Bulit, për 500 mijë Euro.

Në 2019 në një mbledhje ku ortake është dhe Brunilda Buli vendoset zgjerimi i shërbimit të kompanisë me ndërtim i impianteve eolike, impianteve fotovoltaike dhe impianteve hidrike për prodhimin e energjisë elektrike, prodhimin e energjisë termike nga burime të rinovueshme. Këto lëvizje janë bërë teksa Berberi do të emërohej drejtor i Agjencisë së Eficiencës së Energjisë.

Në 23 Dhjetor 2021, Brunilda Buli ia shet sërish kompaninë shokut të Evis Berberit, ish-ortakut Valter Begaj, tashmë për rreth 2 milionë Euro.

Pas afro 2 muajsh, në 21 Shkurt 2022, Valter Begaj ia shet kompaninë Ervis Lamit për rreth 2 milionë Euro. Një muaj më vonë, Ervis Lami ia shet sërish kompaninë DAAM Valter Begajt me vlerë zero Lekë”, raporton klan news.

Sipas prokurorisë së Posaçme në shtëpinë Berberit u gjetën afro 40 milionë lekë si dhe objekte me vlerë monetare të madhe. U gjetën piktura që kushtojnë shtrenjtë për të cilat Berberi ka deklaruar se i ka krijuar vet pasi pikturon.

Ndërkaq nuk ka ende reagim nga ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku. Berberi ka punuar si drejtues në dy drejtori dhe më herët edhe këshilltar i ministres.

Shumë media të majta të mbështetura nga kryetari i bashkisë Erion Veliaj, publikuan gjatë gjithë ditës foto të Ballukut me Berberin, duke theksuar luftën e brendshme politike Balluku-Veliaj.

Berberi drejtonte zyrën me më shumë para në qeverisjen e vendit. Ai tenderonte disa dhjetra miliona euro për cdo tender rrugësh.

Qeveria e majtë ende nuk ka përfunduar asnjë rrugë në 10 vite. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY