Si nisi konflikti opozitë mazhorancë në Parlament dhe rezistenca e përditshme e...

Si nisi konflikti opozitë mazhorancë në Parlament dhe rezistenca e përditshme e opozitës

80
0
Shares

Në 5 Tetor 2023, opozita nisi një aksion në parlament për shkak se maxhoranca vendosi të rrëzojë:

1. Kërkesën e grupit parlamentar të PD për caktimin e përfaqësuesit të saj në komisionin e reformës zgjedhore.
2. Ngritjen e Komisionit Hetimor për kontratat koncesionare në shëndetësi.
3. Ngritjen e Komisionit Hetimor për ndërhyrjet në sistemin TIMS.

Në atë seancë opozita bllokoi procesin e votimit. (Video 1 më poshtë)

Maxhoranca e kreu votimin në 12 tetor 2023, duke rrëzuar tre kërkesat e grupit parlamentar të PD. (Video 2 më poshtë).

Rrëzimi i 2 kërkesave për Komisione Hetimore më 12 Tetor vinte pas faktit që mazhoranca që nga 2021 kishte refuzuar edhe 5 kërkesa të dorëzuara kohë më parë (2 dorëzuar nga grupi që në atë kohe drejtohej nga Basha dhe 3 dorëzuar nga grupi që drejtohej nga Berisha).

Opozita reagoi ashpër për votimin e njëanshëm të datës 12 Tetor për rrëzimin e dy Komisioneve Hetimore dhe ndryshimit të përbërjes së Komisionit të Reformës Zgjedhore dhe, nga seanca plenare e 19 Tetorit, nisi një aksion në Parlament për të pamundësuar veprimtarinë normale në Komisionet Parlamentare dhe seancave plenare.

Opozita shpalli publikisht tre kërkesa për të lejuar normalitetin në Parlament:

1. Lejimin e kontrollit parlamentar përmes pranimit të kërkesave të opozitës për ngritjen e Komisioneve Hetimore, një e drejtë kushtetuese e opozitës që nuk varet nga vullneti i shumicës parlamentare;
2. Lejimin e Grupit Parlamentar të PD për t’u përfaqësuar në Komisionin e Posaçëm Parlamentar të Reformës Zgjedhore, me kryetarin dhe anëtarët që përzgjidhen nga vetë opozita, duke hequr menjëherë dorë nga loja e emërimit të opozitës në Kuvend;
3. Shqytimin në kohë të propozimeve ligjore të deputetëve të opozitës, që prej 2 vjetësh mbahen pezull dhe nuk futen në procedurë parlamentare.

Nga ky moment, për 5 muaj, Kuvendi është përfshirë nga përplasjet mes palëve, duke mos zhvilluar mbledhje normale në Komisione dhr senacë plenare.

Opozita është zotuar publikisht se me përmbushjen nga mazhoranca të 3 kërkesave më sipër, Kuvendi rikthehet menjëherë në normalitet. Pergaditi: E.Deda

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY