3 ekstradime nga Gjermania, Britania dhe Spanja. Nuk i lanë rehat

3 ekstradime nga Gjermania, Britania dhe Spanja. Nuk i lanë rehat

165
0
Shares

Realizohet ekstradimi i 3 personave të dënuar apo akuzuar për rrëmbim, dhunë, shkatërrim prone dhe trafik droge.

Është ekstraduar orët e fundit në Shqipëri:

-nga Gjermania, të shtetasit Abedin Bacja, 34 vjeç, lindur në Fier. Ai është dënuar me 5 vjet burgim, nga Gjykata e Durrësit, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”.

Në vitin 2013, shtetasi Abedin Bacja dhe 2 shtetas të tjerë, kanë marrë me forcë, në automjet, shtetasin A. Xh.. Më pas kanë telefonuar babanë e tij, të cilin e kanë kanosur për jetën e shtetasit A. Xh., nëse nuk iu jepte shumën 7500 euro;

-nga Mbretëria e Bashkuar, të shtetasit R. M., 43 vjeç, lindur në Mat. Gjykata e Matit, në vitin 2021, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Shkatërrimi i pronës”.

Në vitin 2021, shtetasi R. M. ka goditur në kokë dhe në trup, me send të fortë (levë hekuri), kunatin e tij, dhe i ka dëmtuar automjetin.

-nga Spanja e Lutfi Xeka, 34 vjeç. Gjykata e Krujës e ka dënuar këtë shtetas, me 4 vjet burgim, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim. Shtetasi Lutfi Xeka, në bashkëpunim me 11 të tjerë, kanë kultivuar qindra bimë narkotike cannabis sativa.

Veprimtaria kriminale e këtyre shtetasve është goditur nga Policia, në 3 raste gjatë vitit 2019. r.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY