Kapen dy shitës armësh në Shkallnuer të Durrësit. Policia i ndjek në...

Kapen dy shitës armësh në Shkallnuer të Durrësit. Policia i ndjek në ullishte

298
0
Shares

Zbulohet në Durrës dhe goditet një tjetër bazë që shërbente për furnizimin me armë dhe municion të grupeve kriminale.

Sekuestrohen 4 armë zjarri kallashnikovë, 20 krehra, qindra fishekë luftarak, 4 celularë, 1 motomjet, një sasi lënde e dyshuar cannabis dhe një shumë parash.

Vihen në pranga 2 persona pasi në fshatin Shkallnur, u kapën duke shitur armë zjarri luftarake kallashnikovë: H. T., 20 vjeç dhe E. P., 19 vjeç, të dy banues në fshatin Shkallnur, Durres.

Policia i ndoqi nëpër ullishte derisa u rrëzua njëri prej tyre.

Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, gjatë muajve të fundit, kanë shitur sasi armatimi dhe municioni luftarak.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 4 armë zjarri kallashnikovë me 20 krehra, qindra fishekë luftarak, 1 motomjet që shërbente për të lëvizur dhe transportuar armët e municionin, me qëllim shitjen, 63 700 lekë dhe një sasi lënde narkotike e dyshuar cannabis sativa. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY