Çfarë thotë Kryeministri Rama për bisedimet e përfolura qeveri-opozitë për komisionet hetimore

Çfarë thotë Kryeministri Rama për bisedimet e përfolura qeveri-opozitë për komisionet hetimore

111
0
Shares

Kryeministri Edi Rama ka komentuat rreth një marrëveshjeje pozitë opozitë për komisionet hetimore gjatë një konference shtypi në Shkodër.

Pyetje: Zoti Kryeministër, a ka një marrëveshje mes maxhorancës dhe opozitës për t’i kthyer normalitetin parlamentit pas shumë muajsh në kaos, duke i plotësuar disa prej kërkesave të tyre siç është ngritja e disa komisoneve hetimore, dhe në kuadër të këtij bashkëpunimi të diskutuar, pjesëmarrrja e 6 kryebashkiakëve të opozitës ditën e sotme, a ështw një tregues i një qasje të ndryshuar nga ana juaj për bashkëpunimim me Non Gratën? Faleminderit.

Kryeministri Edi Rama: Faleminderit për të dyja pyetjet. Lidhur me pyetjen e parë unë realisht nuk arrij ta kuptoj nëse ata, të cilët komentojnë marrëveshje për  ngritjen e disa komisioneve hetimore, nuk kuptojnë apo bëjnë sikur s’kuptojnë apo ju duhet që të bëjnë komente sepse ne e kemi thënë shumë kohë përpara, dhe është e njwjta gjë që përsërisim: Ne nuk kemi refuzuar dhe nuk kemi shkelur asnjë të drejtë për ngritjen e komisioneve hetimore. Ne kemi refuzuar të votojmë iniciativa që nw emrin e “komision hetimor’’ shkelnin kornizën e mirëpërcaktuar nga vendimet e Gjykatës Kushtetuese.

E kemi thënë dhe e kemi përsëritur dhe e përsëris prapë, kjo nuk është çështje marrëveshjeje, as negociatash. Kjo është çështje të drejtash. Opozita apo opozitat apo një numër deputetësh kanë të drejtë të ngrenë një komision hetimor, por komisioni hetimor duhet të jetë brenda kornizës së mirëpërcaktuar nga vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Çdo iniciativë që është e tillë ka miratimin tonë.  S’ka këtu nevojë as për marrëvëshje, as për negociata, as për bisedime. Kjo është shumë, shumë e thjeshtë dhe natyrisht diskutimet për këtë bëhen në komision kur paraqiten iniciativa.

S’ka këtu lidhje fare me asgjë tjetër, ashtu sikundër besoj që kanë kaluar disa muaj qëkurse unë e kam thënë dhe e kam përsëritur që, përsa i përket komisionit për reformën zgjedhore, është një praktikë, e cila ka dalë nga konteksti i kohës në të cilën jetojmë dhe me mbarimin e afatit, të paktën ne, PS, ato ato gjëra,të cilat do të donim t’i adresonim përmes një komisioni të reformës zgjedhore për ligjin zgjedhor, do t’ia lëmë në tryezë Kuvendit dhe nëse do ketë të tjerë që do të duan të lënë propozimet e tyre, do t’i lënë sepse është e drejtë e tyre.

Pastaj nëse do të ketë vota, do të ketë vota, nëse s’do të ketë vota, do të ketë zgjedhje me ligjin ekzistues sepse janë plotësisht të mundura të bëhen. Kaq e thjeshtë është kjo.  Përsa i përket ftesës së bërë me të gjithë kryetarët e bashkive, është krejt normale aq më tepër që në të gjithë këtë periudhë unë kam parë me kënaqësi për hir të së vërtetës, që kryetarët e bashkive kanë bërë punën e kryetarit të bashkisë dhe nuk kam parë asgjë më shumë se kaq dhe më vjen shumë mirë për këtë. Më vjen shumë mirë për ta, më vjen shumë mirë për komunitetet e tyre që janë kryetarë bashkish, nuk janë altoparlantë partie.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY