2 nga 8 komisionet hetimore, a duhet të bëjë lëshime opozita

2 nga 8 komisionet hetimore, a duhet të bëjë lëshime opozita

102
0
Shares

Prej 2 ditësh dy televizione kombëtare të biznesit tv Klan dhe Toç Cbannel, kanë lajmëruar për një tërheqje të PS në raport me PD duke lejuar komisione hetimore, në fakt bëhet fjalë për 2 të tilla, siç raportojnë televizionet e biznesit.

Sipas tyre janë zhvilluar takime mes Gaz Bardhit e Bled Çuçit në zyrën e Linda Nikollës.

Kushti është që demokratët t’i kthehen jetës normale në parlament, pas 4 muajsh.

S’ është keq. PS ‘blen’ 4 muaj me 2 komisione. Le të blejë edhe 8 muaj e ti bëjë të paktën 6 komisione hetimore, meqë paska qënë punë inati dhe jo punë demokracie.

Lajmi në tv klan:

Tv Klan mëson se pas negociatave intensive të 2 javëve të fundit mes kryetarit të grupit parlamentar socialist Bledi Çuçit dhe homologut të tij demokrat Gazment Bardhit, pritet që opozita të heqë dorë nga strategjia bllokuese që në seancën e 21 Marsit.

Kompromisi, që me shumë gjasë, sipas burimeve të konfirmuara, do të finalizohet në fillimin e javës së ardhshme, është arritur pasi socialistët kanë pranuar një nga dy kërkesat e panegociueshme të demokratëve, atë për Komisionet Hetimore, ndonëse pjesërisht.

Shumica ka pranuar 2 prej 8 kërkesave të opozitës për ngritjen e Komisioneve Hetimore, por nuk bëhet e ditur se cilat prej tyre. Gjuha e kompromisit nuk është gjendur ende për kërkesën tjetër, atë të propozimeve të demokratëve për ndryshimin e përbërjes së Komisionit të Reformës Zgjedhore, përfshirë dhe bashkëkryetarin. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY