GJKKO shtyn seancën për ish ministrin Beqaj

GJKKO shtyn seancën për ish ministrin Beqaj

73
0
Shares

Gjykata e Posaçme ka shtyrë për datën 11 mars në orën 12:30 seancën për ish-ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqaj për të vendosur nëse do të pranojë kërkesën e tij për detyrimin e prokurorëve që ta pajisë me aktet e hetimit paraprak.

Gjatë seancës avokati i Beqajt, Ermal Yzeiraj ka pretenduar se Prokuroria e Posaçme ka vlerësuar se skanimi i akteve kushton mbi 1 milion e 200 mijë lekë të vjetra që duhen shlyer nga pala kërkese që ti vihen në dispozicion. Avokati pretendon se në bazë të ligjit, se pala nën akuzë, paguan shpenzime gjyqësore vetëm nëse dënohet me vendim të formës së prerë.

SPAK kërkoi nga Gjykata e Posaçme rrëzimin e kërkesës, ndërsa gjyqtari Erion Bani ka vendosur që në seancën e radhës organi i akuzës të paraqesë provat, duke iu dhënë kohë që mbrojtjes iu la kohë ta paraqesin kërkesën sipas formës së kërkuar nga ligji. r.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY